Lidhja e pamundur ndërmjet nje vajze rome dhe nje djali egjiptian i ka dhënë shtysën dramaturgut të njohur Stefan Capaliku për realizimin e dokumentarit "Romeo dhe Zhuljeta" . E titulloi kështu pasi historia e çiftit pati të njëjtin fund, si në tragjedinë e Shekspirit, për të vetmen arsye, se të rinjtë i përkisnin dy komuniteteve të ndryshme. Edhe pse jetojnë në të dyja anët e lumit Buna në Shkodër dhe kanë të njëjtat halle, romët dhe egjiptianët kanë qenë gjithmonë të ndarë, duke vështirësuar integrimin e tyre në shoqëri, thotë Capaliku. Aktori Ligoraq Riza thotë se historia e çiftit rom, e sjelle në dokumentarin "Romeo dhe Zhuljeta", tregon se këto komunitete duhet te kenë vend në shoqërinë tonë. Stefan Çapaliku është ndoshta i pari autor, qe i kushton një dokumentar dy komuniteteve rome dhe egjiptiane, duke e marre subjektin nga jeta reale e tyre.