• 11 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Fëmijët, nënat e të cilëve përdorin shumë ilaçe për të mbetur shtatzënë, janë më të rrezikuar nga autizmi. Ky është rezultati i një studimi më të fundit në Shtetet e Bashkuara. Kërkimet e zhvilluara në Karolinën e Veriut tregojnë se 13 nga 1 mijë djem që lindin dhe katër nga 1 mijë vajza, preken nga autizmi. Por numri i të prekurve rritet me një të tretat, kur nënat e këtyre fëmijëve kanë nevojë për medikamente për të mbetur shtatzënë, apo që mjekohen gjatë muajve të shtatzënisë. Sipas shkencëtarëve, në 1 mijë lindje, nëse ndalohet kura me këto ilaçe, mund të parandalohen dy raste të reja autizmi. Megjithatë, kjo mbetet një thikë me dy presa, pasi në këtë rast, do të vihej në rrezik shëndeti i nënës. Edhe pse kanë arritur në këtë përfundim, duke nxjerrë në pah rrezikun e autizmit, mjekët vënë në dukje të mirat e mjekimeve, si për shëndetin e nënës ashtu edhe për foshnjen. Autizmi te fëmijët, është një nga problemet shëndetësore që ende nuk ka marrë përgjigje nga shkenca, se nga çfarë shkaktohet. Ai është një sindromë që shkakton vështirësi në komunikim dhe në aftësitë sociale te fëmijët.

Category

📺
TV

Recommended