• 11 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky do te jete viti me i vështire për fëmijët e arsimit parashkollor ne Tirane. Kopshtet publike te kryeqytetit, nuk kane kapacitet per te pritur fluksin e madh te fëmijëve, ndërsa prindërit nuk përballojnë dot faturën ne privat. 55, pritet te jete numri i fëmijëve ne çdo grup, gati sa dyfishi i normës. Shkak për këtë situate te pazakonte është bere jo vetëm numri i vogël i kopshteve  42 për gjithë Tiranën, por edhe se 8 prej tyre, këtë vit sapo kane nisur rikonstruksionin. Te ndodhur përballe kësaj situate, një jave dite para regjistrimeve, specialiste pranë drejtorisë arsimore kërkojnë mirëkuptimin e prindërve. Ne zonën e Laprkes, por jo vetëm, këtë te hëne ka nisur shembja e kopshtit 14, ndërsa tabela e punimeve ka muaj qe është vendosur. Ne këtë zone janë dhe dy kopshte te tjerë qe thuajse e kane numrin e fëmijëve pa nisur mire regjistrimi. Ku do te shkojnë dhjetëra fëmije te kopshteve ne rikonstruksion. Prindërit tregojnë se e kane te pamundur për t'i lëvizura fëmijët ne një zone tjetër. Disa kërkojnë me çdo kusht kopshtin shtetëror e te tjerë i janë drejtuar privatit. Rreth 6500 fëmije te kryeqytetit, ndjekin arsimin parashkollor publik ose thëne ndryshe 150 vogëlushe për kopsht. Drejtues te këtyre institucioneve, jashtë kamerës shprehen kritik ndaj bashkisë qe sipas tyre duhet te nisin rikonstruksionin me herët ose te sigurojnë ambiente me qera se paku,  për kopshtet qe mungojnë.

Category

📺
TV

Recommended