• 11 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një gote çaj mali, gjalpë dhe limon! Cili shqiptar nuk e ka provuar sikur një here te vetme, këtë trinom popullor te shërimit te gripit apo te ftohurës?! Kultura e çajit, te cilën Azia dhe vendet evropiane e kane lëvruar nder shekuj dukej krejtësisht e panjohur për ne, njerëzit qe çajin e konsumojmë vetëm kur sëmuremi. Por, gjate këtyre dy viteve te fundit, te shkosh për te pire një filxhan çaj duket se është kthyer ne trend. Rezart Cenaj, një adhurues i hershem i çajit, zbulon arsyet se pse vendosi te çele ne Tirane një ambient qe ofron vetëm çaj, e kokteje me këtë baze. Me sloganin qe çdo bime mund te kthehet ne çaj; bliri, sherebela, çaji i malit, çaji i zi dhe ai jeshil mbeten te preferuarit e shqiptareve me shpirt anglez. Por, tani ne stinën e verës, një kane e tille plot me çaj natyral e shije frutash është zgjedhja e përditshme, jo vetëm e klientëve por edhe e jona. Por, te zgjedhësh çajin sot nuk është thjesht çështje mode. Ne fund te fundit gjyshet tona nuk kane gabuar nëse na i jepnin kur sëmureshin.

Category

📺
TV

Recommended