http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ekonomistet janë në një mendje kur bëhet fjale për të rritur taksat, pasi buxheti i shtetit është në vështirësi. Por, para se të rriten taksat ata sugjerojnë përmirësim në mbledhjen e tyre. Ekspertët thonë se qeveria duhet të bëjë kujdes në mënyrë që të mos rëndojë shumë barrën e konsumatorit apo edhe të bizneseve. Pas miratimit të paketës fiskale nga qeveria, një gjë është e sigurt që sistemi tatimor nuk do të jetë i lehtë për t'u administruar.