Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Kuvendit Ilir Meta, i cili ndodhet në Itali për një vizitë zyrtare në Itali u prit nga Presidentja e Dhomës së Deputetëve Laura Boldrini me të cilën ka diskutuar përshpejtimin e proçedurave për heqjen e taksave të transportit për biznesin. Italia mban peshën kryesore të shkëmbimeve tregtare me Shqipërinë dhe kjo masë do të nxiste edhe më shumë import-eksportet.
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë takimit me homologen italiane Laura Voldrini kërkoi që të përshpejtohen proçedurat për heqjen e taksave të transportit.
Gjate bisedës me kryetaren e parlamentit italian, Meta foli edhe per intensifikimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.
Kryetarja e Dhomës së Deputetëve të Italisë u shpreh se ka ende hapësirë për të shtuar bashkëpunimin.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/meta-diskuton-me-homologen-italiane-taksen-e-transportit-per-biznesin/

Category

📺
TV

Recommended