• 11 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Njeriu e ka shumë më të mprehtë se ç'mendohet, shqisën e nuhatjes. Sipas një studimi të fundit të shkencëtarëve amerikanë, hunda e njeriut mund të nuhasë deri në një trilion aroma të ndryshme, që është një shifër ekstremisht më e madhe nga sa njihej më parë. Deri më tani, besohej se ne mund të dallojmë rreth 10 mijë aroma. Studimi i ri i publikuar në revistën "Science", vë në dukje se hunda e njeriut e tejkalon syrin dhe veshin në aspektin e numrit të stimujve që mund të dallojë. Por kërkuesit e Universitetit të Rokfelerit në SHBA shprehen se ne përdorim vetëm një pjesë të vogël të fuqisë tonë të nuhatjes. Vlerësimi se njeriu mund të nuhaste më pak aroma nga sa bën në të vërtetë ishtë bazuar në një studim të vjetër të vitit 1927.

Category

📺
TV

Recommended