http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shëndeti oral tek shqiptarët vlerësohet më shumë si kosto dhe jo si një kujdes ndaj shëndetit. Ky fakt tregohet edhe nga ky i moshuar, i cili ka shkuar tek dentisti vetëm kur ka vënë protezën. Sipas mjekëve stomatologë, nga një studim i kryer rezulton se vetëm 30 % e nxënësve në shkolla të mesme dhe 8-vjeçare kanë dhëmbë të shëndetshëm. Ky tregues ka shënuar një përmirësim vitet e fundit, pasi shërbimi stomatologjik ka hyrë edhe në shkolla, por ai ende nuk është shtrirë në të gjitha prej tyre. Për të treguar rëndësinë që ka shëndeti oral, përfaqësues të autoritet të shëndetit rajonal së bashku me kryqin e kuq zhvilluan një fushatë sensibilizuese. Me daljen e dhëmbit të parë, çdo foshnje duhet të nisë kontrollet periodike tek mjeku, por në Shqipëri prindërit nuk ua imponojnë fëmijëve këtë kulturë, që në fillim.