• 11 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për të kuptuar të gjithë nëse jemi të mashtruar nga tregtari për djathin që blejmë, mjafton që të bëjmë vetë një eksperiment të thjeshtë në shtëpi. Nuk duhet asgjë më shumë se disa gramë kripë dhe dy pika tretësire Jodi për të provuar nëse djathi ka apo nuk ka niseshte. Këtë eksperiment e bëri për të gjithë konsumatorët Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, i cili u bëri thirrje qytetarëve, por dhe tregtarëve të pakicës që të denoncojnë rastet ku shohin abuzime të tilla. Të gjithë tregtaret të cilët shesin djathë që në përmbajtje të tij ka niseshte duhet t'a shkruajnë në etiketë qartë: djathë analog ose me përmbajtje niseshteje, përndryshe do të zbatohen masat përkatëse për çdo prodhues ose tregtar njësoj si për atë shtetas që kapet duke falsifikuar. Penalizimi shkon nga gjoba dhe deri në konfiskim të mallit.

Category

📺
TV

Recommended