Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Mjedisit ka paralajmëruar masa të rrepta ndëshkimore për drejtuesit e pushtetit vendor, nëse në territoret që ata mbulojnë pas 1 majit do të shihen pamje të tilla me mbeturina nëpër rrugë. Por ky banor i Koplikut duket se e ka një veprim normal të përditshëm hedhjen e mbeturinave në rrugë, edhe pse kazani që ka vendosur bashkia për këtë qëllim nuk është vetëm disa metra larg. Ndërgjegjësimi qytetar për hedhjen e plehrave në vendin e duhur është shqetësimi më i madh për kryetarin e Bashkisë së Koplikut, Ramadan Likaj, sipas të cilit, edhe vetë pushteti lokal duhet të bëjë më shumë për të detyruar qytetarët të respektojnë veten dhe mjedisin përreth. Bashkia nuk ka ndëshkuar asnjë qytetar që hedh mbeturinat vend e pa vend nëpër rrugë, por vetë qytetarët kërkojnë vendosjen e gjobave për ata që ndotin mjedisin. Bashkia ka lidhur një kontratë prej 10 milionë lekësh në vit me një firmë private për pastrimin e qytetit, por përveç autoriteteve lokale edhe qytetarët janë të pakënaqur me punën e punonjësve të kësaj firme. Por nuk është vetëm problemi i ndotjes së rrugëve nga mbeturinat që hidhen në çdo cep. Kjo bashki e ka të pamundur që t'i transportojë mbeturinat në landfillin e Bushatit për shkak të kostos së madhe, ndërsa si zgjidhje provizore është gjetur grumbullimi i tyre në një kanal. Edhe pse me leje të Ministrisë së Mjedisit prej dy vjetësh, caktimi i këtij vendi për hedhjen e mbeturinave të Koplikut është një tjetër masakër mjedisore, pasi ujërat e këtij kanali përfundojnë në liqenin e Shkodrës.

Category

📺
TV

Recommended