Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Duke nisur që sot çdo lloj biznesi që bën tregti me shtetin e Kinës ka mundësi që të marrë kredi në bankat shqiptare në monedhën e këtij vendi Huan. Kjo është hera e parë që bankat në Shqipëri do të ofrojnë një shërbim të tillë i cili do të nxitë jo vetëm shkëmbimet tregtare mes dy vendeve por gjithashtu do të ndikojë edhe në uljen e normave të interesit për kreditë në përgjithësi. Kjo do të thotë edhe konkurrencë mes normave të interesit të kredive në monedha të tjera. Sot bankat në vendin tonë ofrojnë kredi në tre monedha: lek, dollarë dhe euro. Guvernatori Ardian Fullani sqaroi se kjo nisëm është mundësuar falë një marrëveshjeje që Banka Qendrore jonë ka bërë me bankën popullore të Kinës, dhe që sot vlera që është vënë në dispozicion për këtë qëllim shkon në 250 milion euro. Por sipas guvernatorit futja e monedhës Huan në tregun tonë dhe mundësitë e kreditimit të biznesit në këtë monedhë ndihmon edhe në formalizimin e ekonomisë. Sot shohim shumë biznese që shkojnë të blenë mallra drejt kinës dhe i shesin në Shqipëri, por në momentin që ata marrin kredi nga bankat mund të zgjerohen dhe të bëhen taksapagues të rregullt. Shkëmbimet tregtare me Kinën kanë arritur në afro 7 miliardë lekë në vit, duke e renditur atë në vendin e tretë sa i përket listës së vendeve ku ne importojmë.

Category

📺
TV

Recommended