Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për herë të parë pas 25 viteve në Shqipëri  do të kryhet dezinsektimi për zhdukjen e mushkonjave. I fundit i këtij lloji është bërë në vitin 1989, duke ju dhëne insekteve kohen e mjaftueshme për t'u zhvilluar. 43 tipe mushkonjash numërohen në vendin tonë, të cilat janë të afta të përcjellin me dhjetëra sëmundje infektive vetëm me pickim. Ndaj Ministria e Shëndetësisë do të nisë këtë muaj e deri në shtator aksionin për vënien në kontroll të mushkonjave në zonat bregdetare. Shqipëria njihet si vendi i parë në Europe ku në 1979 u shfaq mushkonja "Tigër" përgjegjëse për një sere sëmundjesh të renda. Tashmë ky insekt është stabilizuar në të gjithë bregdetin shqiptar. Por edhe zonat urbane janë shqetësim për insektet, të cilat ndonjëherë i favorizojmë pa e kuptuar edhe vetë. Dezinsektimi është faza e parë, që do të pasohet me dezinfektimin dhe deratizimin e brejtëseve.

Category

📺
TV

Recommended