http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për të shmangur informalitetin në tregun e sigurimeve si dhe për të ulur kostot e aksidenteve në rrugë, qeveria do të detyrojë të gjithë shoferet që para se të bëjnë kolaudimin e makinës duhet të kenë prerë siguracionin e mjetit, në të kundërt ata nuk do të mund ta marrin këtë shërbim. Por kjo masë edhe pse mund të jetë pozitive shoqërohet me disa pikëpyetje në praktike. Ish-drejtori i shërbimit të transportit rrugor Arben Pinari rendit disa prej tyre. Parashikohet që kjo nismë të konkretizohet në 6 mujorin e parë të këtij vitit. Sipas të dhënave janë 306 mijë automjete që kryejnë kolaudimin gjatë një viti. Ndërkohe që parashikohet se janë rreth 100 mijë automjete të tjera të cilat nuk paguajnë taksa në buxhet, por nuk ka një të dhëne të saktë se sa prej tyre janë aktive.