Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky që shihni është portreti i Shën Grigor Theologut i realizuar nga Onufri në vitin 1554! Në fakt, kjo pjese e afreskut mund të konsiderohet nga të vetmet të rikuperuara kaq mirë, pasi të tjerat janë restauruar pjesërisht. Pas grabitjes së Kishës së Shën e Premtes, në Valsh të Elbasanit dy vjet më parë, specialistet e institutit të monumenteve kanë arritur të rikompozojnë portretet e 6 shenjtoreve, por pjesa më e madhe e tyre është jo e plotë, për shkak të thërrmimit në mijëra pjesë të vogla. Veprat që Onufri afeskoi në këtë kishë të vogël, në zonën e Shpatit, e që u grabit barbarisht pritet t'i rikthehen objektit të kultit në qershor e sipas specialisteve, pas vendosjes do të duken më të plota sesa në laborator. Nga ana tjetër, restuarimi i Kishës së Shën e Premtes pas dy vjetësh edhe pse një lajm i mirë për trashëgiminë, sjell pikëpyetje mbi garancinë e ruajtjes nga një grabitje tjetër. Por, sipas ministrisë së kulturës, ndërhyrja në ndërtesë do të sjellë elemente sigurie e bashkë me këtë reforma e Drejtorive Rajonale të Monumenteve, ka bërë që në Elbasan të jenë tashmë dy specialiste, pasi më përpara trashëgimia e kësaj zone administrohej nga Tirana.

Category

📺
TV