http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Jehona e vizitës se kryeministrit shqiptar ne Serbi ka ende edhe ekot e fundit te saj ne emisionin Bypass Shoë ketë mbrëmje. E veçanta e zbuluar vetëm prej këtij emisioni është arsyeja e vërtete e acarimit te Vuçiç; ku nuk ka qene as Kosova dhe as pavarësia e saj, por një gazetar provokator. Provokacija dhe Kosova ishin dy fjalët me te përdorura gjate dhe pas takimit, por askush nuk kuptoi se pas tyre nuk fshihej politike, por gastronomi. Ky ka qene edhe i dërguari i posaçme i By Pass show-t përveç 72 gazetareve te tjerë te akredituar, por i dërguari ynë ishte i vetmi i pranishëm ne darken sekrete. Ekskluzivitet i By Pass-it është edhe Eposi i Kreshnikeve dhe zbulimi i faktit se dy vëllezërit Muji dhe Halili, nuk ishin veçse Edi dhe Olsi. Dhe ashtu si Halili filloi sherrin i pari kur rrëmbeu Tanushen, Olsi i Rames ishte i pari i droneve mbi Serbi.