http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Infeksionet e brendshme seksualisht të transmetueshme te femrat kanë qenë qene tema e konferencës që u organizua në Durrës nga dy maternitetet kryesore të vendit, Mbreteresha Geraldine dhe Koço Glozheni. Në këtë konferencë , e cila ka shërbyer edhe si trajnim, kanë marrë pjesë mjekë të familjes dhe obstetër gjinekologë nga Durrësi, Elbasani dhe Kavaja. Drejtoresha e maternitetit Koço Glozheni Rubena Moisiu është shprehur se gjysma e grave dhe vajzave kanë probleme të tilla. Një tjetër mjek i fushës apelon që gratë shtatzëna ti trajtojnë me kujdes infeksionet e brendshme, pasi ato mund të shkaktojnë edhe lindje të parakohshme. Mjekë të njohur obstetër gjinekologë kanë referuar për raste konkrete si trajtohen infeksionet e brendshme te femrat, dhe kujdesi i posaçme qe duhet para dhe gjate shatëzanisë..