Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Formalizimi i tregut të punës është kthyer tashmë në fokusin e qeverisë. Bizneset dhe kompanitë që do të vijojnë të mbajnë të punësuar të pasiguruar dhe në të zezë do të përballen me ligjin. Madje sipas kryeministrit Rama këta punëdhënës do të ndiqen penalisht. Falë luftës ndaj tregut të zi dhe skemave mbështetëse të punësimit është arritur që në një vit të punësohen mbi 81 mijë persona. ?Dua të ndalem në aspektin e formalizimit të punës, që është mjaft i rëndësishëm. Kemi një shifër që as në ëndrrën më optimiste, që nuk e kemi parë të arritshme në vitin e parë qeverisës, që flet për 81 352 të rinj të punësuar. Një pjesë janë të punësuar rishtas falë skemës mbështetëse të punësimit, dhe një pjesë tjetër janë nxjerrë nga puna në të zezë. Është shifër e konsiderueshme për të forcuar bazën e punësimit në vend. Kam dëgjuar se nuk janë hapur vende pune, por fakti është që janë 81 352 të punësuar, dhe në gjuhën e botës normale këto quhen vende pune, ashtu sikundër puna në të zezë është veprimtari e dënueshme penalisht. Dhe për këtë arsye, ndërhyrjet që po bëjmë në legjislacion, qoftë me punësimin rishtas në të zezë të personave, do të jetë e barabartë me ndjekje penale të personit përkatës dhe drejtuesit të kompanisë përkatës?. I pranishëm në konventën e shërbimeve sociale, kryeministri është ndalur edhe tek parregullsitë e trashëguara nga qeverisja e kaluar edhe në pagat e ndihmës së personave me aftësi të kufizuar, ku abuzimet kanë qenë të shumta. ?Në një vit, nga 27 mijë dosje të qëmtuara prej jush me aftësi të kufizuar, 20% ose 5400 kanë rezultuar dokumentacion abuziv, nga persona që aftësitë i kanë të pakufizuara?.Gjatë këtij viti qeveria ka mbyllur borxhin prej 54 milionë dollarësh për personat me aftësi të kufizuar, i trashëguar në vite dhe sipas kryeministrit vitin e ardhshëm për këtë kategori ka një buxhet të mjaftueshëm për pagesat në kohën e duhur. Për të mos abuzuar politikisht me këto fonde Ministri i Mirëqenies Sociale dhe rinisë Erjon Veliaj u është drejtuar 184 komunave të djathta të mos i bllokojnë, por t?i shpërndajnë ato për shtresat në nevojë.

Category

📺
TV

Recommended