• 11 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pese vite pas krijimit te linjës historike te artit shqiptar ne Galerinë Kombëtare, drejtori i saj Artan Shabani thotë se do ta ndryshoje atë. Sipas tij, fondi i institucionit ka rreth 5 mije vepra, çka do te thotë qe shume prej tyre duhet te dalin nga bodrumet per te rifreskuar kështu linjën e vjetër, e cila ne pjesën me te madhe dominohet nga veprat e periudhës se realizmit socialist. Duke i dhene me teper hapësire skulpturës dhe vizatimit, Shabani sqaron se ne harkun kohor te tre muajve linja do te ndryshoje. Por duket se përveç anës financiare, pra një buxheti te mirëpërcaktuar per këtë ndryshim, problem është edhe hapësira. Kati i trete i galerise prej me shume se 1 viti qëndron i bllokuar nga Prokuroria e Tiranës ku mbahen ikonat qe iu sekuestruan se prove materiale Gjergji Thimos. Linja aktuale qe Galeria ekspozon u krijua ne vitin 2009 duke i grupuar veprat ne 6 periudha kohore. Por mes këtyre periudhave, ajo qe gjithmonë ngjall interesin me te madh tek vizitoret, ata te huaj, është realizimi socialist.

Category

📺
TV

Recommended