• 11 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deputeti i Partisë Demokratike, Kadri Veseli u zgjodh kryetar i Kuvendit te Kosovës. Ne seancën konstituive, qe u drejtua nga deputetja me e vjetër Flora Brovina, Veseli mori 71 vota pro, 42 kundër dhe nje abstenim.Duhet theksuar se kundër Veselit votuan edhe katër deputete te LDK-se, si Vjosa Osmani e Alma Lama, te cilat qe prej fillimi ishin kundër koalicionit me PDK-ne. Kunder Veselit votoi edhe aleati i Thaçit, nga radhët e Partisë se Drejtësisë, Gezim Kelmendi.Nuk mungoi as zëri opozitar kundër zgjedhjes se veselit.Nënkryetare te kuvendit u zgjodhën Xhavit Haliti nga radhët e PDK-se, Sabri Hamiti nga LDK-ja dhe Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje. Dy nënkryetare te tjere te parlamentit u zgjodhën nga pakicat, ajo serbe dhe grupi i minoriteteve te tjera.

Category

📺
TV

Recommended