Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa Kosova po përballet me nje situate shqetësuese te braktisjes se vendit nga qytetaret, komisioneri per Zgjerimin Johannes Hahn u kërkoi autoriteteve kosovare te ofrojnë mundësi punësimi, ne mënyrë qe te shmangin emigracionin. Apelin zyrtari i larte evropian e beri përpara kabinetit qeveritar.Johanes Hahn THEKSON:Kosova ka bere progres ne liberalizimin e vizave, por duhet te forconi kufijtë dhe te siguroni njerëzit se nuk do t?u garantohet azil jashtë vendit. Duhet te punojmë qe te gjejmë se cilat janë potencialet e Kosovës ne mënyrë qe ekonomia te ece përpara. Është përkushtim i përbashkët i Kosovës dhe Bashkimit Europian qe t?i ofrojnë pune rinise dhe t?i themi se ka mundësi te mëdha ne Kosove. Ju siguroj se BE eshte gati te beje gjithçka per te përmirësuar situatën dhe ofruan perspektive europiane për vendin. Europa është fuqimisht e interesuar qe ne nje moment te caktuar te këtë Kosovën anëtare te saj.Hahn u ndal edhe tek marrëveshja e Stabilizim-Asocimit me Kosovën, per te cilën tha se pritet te nënshkruhet ne pranvere. Ndërsa dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit e vlerësoi shume te rendesishem per te ardhmen europiane te Kosovës. Hahn theksoi se marrëveshjet ekzistuese dypalëshe duhet te zbatohen. Integrimi i Kosovës do te varet nga reformat, veçanërisht ato ekonomike qe do ta shndërronin ate ne vend tërheqës per investitorët, por edhe ne drejtim te nje gjyqësori te paanshëm. Komisioneri Hahn gjate vizitës ne Kosove u takua me presidenten Atifete Jahjaga dhe kryeministrin Mustafa, te cilët kërkuan me shume përkrahje nga BE per liberalizimin e vizave.

Category

📺
TV