http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria jo vetëm që mban vendin e parë në rajon për ndërtimet pa leje, por nga 1 milion që numërohet të ketë në të gjithë Ballkanin pothuajse gjysma, 427 mijë, janë vetëm në vendin tone. Në një konferencë të përbashkët me homologët e tij të rajonit, kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, tha se peng i këtij procesi është bërë politizimi i tij dhe konfliktet që ekzistojnë në çështjet e pronësisë.Maqedonia ka 350 mijë ndërtime pa leje, Mali i Zi numëron afro 100 mijë, ndërsa Kosova është ende në procesin e vetëdeklarimeve të atyre që kanë ndërtuar duke shkelur rregullat.