Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Patentat

Si mund te marresh nje patente kamioni, pa bere asnje dite kurs.
Në Shkodër, mundet të marrësh patentën për drejtimin e automjetit fare lehtë, mjaftojn të pagush ca para më shumë se çmimi i saj normal. Fiks fare regjistroi dy kursantë në këtë qytet, të cilët kerkkuan nga nje patente prane autoshkolles " A& B ". Pronari i autoshkolles u premtoi dhenien e dy patentave nese do te paguanin 130 mije leke dhe do te paraqiten vetëm dy here gjate kursit te patentes. Një herë për provimin e teorisë edhe një herë tjetër për të praktikës.
Bisedë me pronarin e autoshkolles edhe te atin e tij të cilit i kërkojmë për rregjistimin edhe shprehet që vetëm dy here duhet te paraqiten vetem ne ditet e provimit ?sa me hy formalisht.?
Dy here do vini sa per prova pazari behet 650 mije gruas 680 mije kuponi per burrin shkon 800 mije. Biseda behet per te marre dy patenta, per nje cift burre e grua 650 000 lekë ( të vjetra) kushton me ulje patenta per gruan. Ndersa cmimi per patenten e burrit eshte me e larte 800 000 lekë ( të vjetra) Me skontot qe i ben pronari i autoshkollen totali kushton 1300 mije leke per te dyja patentat dhe premton qe pas dy muajsh do te marrin kartonat
Një ditë më pas ne vajtëm edhe kryem rregjistrimin prane autoshkolles A& B ku ne paguam 700 000 lekë të vjetra.
Një muaj më vonë pas rregjistrimit pronari i autoshkollës telefonon kursantin që të paraqitet për të dhënë provimin e teorisë, ndërsa i ka kërkuar që edhe diferencen tjeter te lekeve ta sillte me vete ditën e provimit. Nga 500 000 lekë që Edmond Isufaj, kërkoi ne i dham 300 000 lekë, duke pretenduar se shumën tjetër do ja jepnin më vonë. Në Bisedë i thonë se pjesën më të madhe të parave i marrin ata të provimit.
Pregatitja per te hyre ne provimin me shkrim. Kursanti para futjes në provim merre edhe këshillat që duhet të ketë parsyshë, në provim, nga pronari i autoshkollës ku sipas tij ai nuk duhet të prek fare kompjuterin vetëm duhet të regjistroi emrin.

Category

📺
TV

Recommended