Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev vijon te publikoje përgjime qe zbulojnë skandale te qeverise Gruevski, ndërkombëtaret i kërkojnë kreut te shtetit te luaje rol aktiv dhe te ndërmjetësoje per zgjidhjen e krizës politike ne vend. Apeli vjen nga ambasadoret e BE, SHBA, NATO-s dhe OSBE qe me kërkese te tyre zhvilluan nje takim me presidentin George Ivanov. Lajmin e publikoi gazeta maqedonase ?Utrinski Vesnik?, pas informacioneve te siguruara nga misioni i OSBE-se ne Shkup. Ambasadoret theksuan se dialogu mes palëve politike duhet te nise nen drejtimin e presidentit dhe Ivanov duhet te kërkoje nga institucionet e BE-se ndërmjetësim formal, diplomatik per zgjidhjen e krizës. Presidenti ka preferuar te qëndroje larg komenteve per situatën ne vend dhe përgjatë dy muajve te publikimit te bisedave te përgjuara ka reaguar vetëm nje here, përmes nje deklarate ku u kërkonte organeve kompetente te veprojnë ne mënyre te shpejte, transparente dhe efikase per zbardhjen e plote te skandalit. Presidenti ka kërkuar qe sfidat te zgjidhen përmes rrugës institucionale.

Category

📺
TV

Recommended