http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto pamje tronditëse tregojnë masakrat e militanteve te grupit Boko Haram ne Nigeri. Mbi 70 trupa , disa prej te cileve me kokën e prere u zbuluan poshtë nje ure ne qytetin Damask nga ushtare nigeriane dhe nga Cadi. Mes viktimave ishte edhe imam i qytetit. Vrasjet janë kryer disa kohe me pare, pasi trupat ishin ne gjendje pjeserisht te dekompozuar nga ajri i thate i shkretëtirës. Qyteti i Damaskut u pushtua nga grupi nëntorin e kaluar, por tashme ndodhet ne duart e trupave shumëkombëshe nigeriane dhe atyre te Cadit. Boko Haram ka ekzekutuar mijëra njerëz gjate përpjekjeve disavjeçare për krijimin e nje kalifati islamik ne verilindje te Nigerisë.