http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria rrezikon të zbresë disa shkallë më poshtë në renditjen e përgjithshme të Eurovzionit, për shkak te pasaktësisë në votim të Maqedonisë dhe Malit të Zi, të cilët i dhanë këngëtares shqiptare, Elhaida Dani, pikët më të mëdha. Dy shtetet fqinjë kanë dhënë vlerësimin e tyre vetëm duke u mbështetur te vota e publikut, pa marrë parasysh votat e jurisë, duke shkelur rregulloren e festivalit europian të këngës. Një penalizim i jurisë së eruozivionit ndaj këtyre dy shteteve dhe ndryshimi i pikëve do të thotë një rënie në renditje të Shqipërisë, e cila me votimin aktual u pozicionua në vendin e 17 me 34 pikë. Në këtë edicion te 60 të festivalit europian, votimi në eurovizion i ngjau më shumë një mbështetje gjeopolitike sesa një vlerësim për këngën më të mirë, me te gjithë komponentët e saj. Por ajo që ra në sy këtë vit për këngën shqiptare ?I?m alive? e kënduar nga Elhaida Dani, ishte mungesa e pikëve nga shtete si Italia e Zvicra, të cilat kanë qenë ndër mbështetëset kryesore të vendit tonë. Edhe shteti grek, e vlerësoi këngën shqiptare me vetëm gjashtë pikë. Ra në sy gjithashtu edhe fakti se as rezultatet e jurisë shqiptare nuk tejkaluan dot një votim mbi bazë të parimit të fqinjësisë së mire, që e vërteton vlerësimi me pikët maksimale për Italisë, Greqinë dhe Malin e Zi, ndonëse performanca e këtyre dy të fundit linte shumë për të dëshiruar. Ne edicionin e 60 te eurozivionit qe u mbajt ne Vjene, kënga ?Heroes of our time? e këngëtarit suedez u shpall fituese e festivalit, e ndjekur nga Rusia dhe Italia. Ne votim ra ne sy fakti qe vendi organizator Austria dhe Gjermania u vlerësuan me 0 pike.