http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Angazhimet shtetërore e kishin mbajtur larg fushatës kryeministrin Edi Rama. Por pas takimit me gratë në Tiranë, kreu i qeverisë kërkoi këtë të shtunë votën e përmetarëve. Premtoi se do bëjë për qytetin sa nuk është bërë në 20 vitet e mëparshme.Kreu i qeverisë tha se menjëherë pas zgjedhjeve do të nisë puna për pastrimin e kanaleve ujitëse dhe kulluese, nën përgjegjësinë e kryebashkiakëve. Kryeministri nuk kurse sulmet në adresë të Partisë Demokratike. 21 qershori është dita për të investuar votën për zgjidhjen e problemeve të përditshme, që prekin direkt qytetarët, tha kryeministri Rama.