Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Balet, poezi dhe shumë pluhur, të gjitha në një shfaqje të vetme. Kështu do të nisë java në Teatrin e Metropolit. Arjan Sukniqi sjell në skenë një format tjetër arti, ndryshe nga sa e keni parë gjithnjë vetëm me balet, klasik apo modern. Shfaqja ?Penetrimi i shpirtrave? është një ndërthurje mes elementëve të baletit modern, aktrimit dhe poezisë. Peshën më të madhe në skenë e kanë dy balerinë të njohur shqiptarë që performojnë në Teatrin e Operas dhe Baletit Grek. Nën interpretimit e të njohurit Altin Koruti dhe balerinës së re Aretina Noti, kjo shfaqje ka nisur të ngacmojë publikun që nga posteri dhe vargjet e Rita Petros, tashmë të njohura për erotizmin artistik që përdor. Edhe pse artistët do të performojnë vetëm dy mbrëmje në Teatrin e Metropolit, rrugëtimi i kësaj shfaqjeje dot ë vazhdojë edhe përtej skenës shqiptare. Në kryeqytet kjo shfaqje merr jetë të hënën dhe të martën në ora 20.00.

Category

📺
TV

Recommended