Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
12 dite para mbajtjes se zgjedhjeve lokale 2 rivalet kryesore per Bashkinë e Tiranës, demokrati Halim Kosova dhe socialisti Erjon Veliaj dhe jane takuar per here te pare ne nje forum te organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë. Forumi parashikonte intervista te veçanta me secilin prej 6 garuesve per Tiranën, pasi debati edhe ne këto zgjedhje duket i pamundur; por te paktën Halim Kosova e Erjon Veliaj i shtrënguan dorën njeri-tjetrit dhe doktor Kosova, i cili gjate prezantimit pati disa probleme me mikrofonin u kujdes qe t?i jepte edhe këshilla rivalit et tij. Kandidatet iu përgjigjen 6 pyetjeve qe i përkasin vizionit te tyre per ekonominë e veçanërisht per punësimin. Kandidatet Kosova e Veliaj kane sqaruar edhe programin e tyre për territorin tashme qe kryeqyteti me ndarjen e re është zgjeruar dukshëm. Te njëjtave pyetjeve iu përgjigjen edhe kandidati i pavarur Gjergj Bojaxhi, si dhe kandidatet Arben Tafaj, Sazan Guri dhe Dhimiter Muslia i partisë kristian demokrate

Category

📺
TV

Recommended