Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vora është shndërruar ne një prej vatrave me te nxehta te përplasjes mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste per Integrim. Gjate nje tubimi elektoral ne këtë qytet, lideri i opozitës Lulzim Basha ka lëshuar nje mesazh ndaj Ilir Metës, i cili sipas tij kërkon ta shndërroje Vorën ne çifligun e tij. Basha ka akuzuar shumicën per presion mafioz mbi kandidatet e opozitës, duke e paralajmëruar te mos preke votën e shqiptareve. Lideri i opozitës u ka bere thirrje qytetareve te Vorës te mbështesin opozitën dhe alternativen e saj per ekonominë e vendit. Sipas Bashes 21 qershori është dita kur qeveria duhet te japë llogari per premtimet e pambajtura ne këto 2 vjet qe drejton vendin.

Category

📺
TV

Recommended