Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre adoleshentë u arrestuan një javë më parë nga policia e Tiranës pasi shantazhonin një të mitur me publikimin në rrjetet sociale fotot intime të saj. Edhe pse arritën t?i merrnin 4 milionë lekë familjes së 14-vjeçares ata u arrestuan, ndërkohë si ky rast, por edhe qindra denoncime të tjera, bëhen në seksionin për krimet kibernetike në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.Artan Dashi: Kemi te bëjmë me nje sere kanosjesh me fotografi kryesisht ne Facebook dhe Instagram. Problematike per ne eshte fluksi i madh me adresa te rrem Facebooku ku persona te papërgjegjshëm bejne shantazhe te ndryshme kryesisht per para. Veprat penale kane qene gjithnjë ne rritje duke filluar qe nga viti 2010. Ne dite vijnë te paktën 4-5 persona per adresa te rreme Facebooku.Sipas Dashit në kryeqytet, nuk mungojnë dhe rastet e pedofilisë në internet për të cilat kanë nisur hetimet.Artan Dashi: Një problem tjetër është dhe përdorimi i rrjeteve sociale per marrëdhënie seksuale me te mitur. Vete përdorimi i rrjeteve sociale po na detyron te ngremë nje seksion te veçante. Jemi duke ndjekur dy tre raste, por për nevoja hetimi, nuk mund t?jua ve ne dukje. Prindërit duhet te kenë kontroll ne rrjetet sociale. Fëmijët nuk jane te paditur ku vete adoleshentet kane raportuar raste qe i dyshojnë per pedofili. Here pas here duhet kontroll. Kemi nje program midis sektorit tone dhe Ministrisë se Inovacionit për parandalimin e këtyre faqeve dhe rrjeteve ne vendin tone. Do kemi gjera konkrete per t?iu raportuar si publikut ashtu dhe medias.Krimet kompjuterike kanë njohur rritje nga viti në vit. Edhe pse rastet më të shpeshta janë mashtrimet nëpërmjet internetit si dhe klonimi i kartave bankare format e reja per marrëdhënie seksuale me te mitur janë kthyer në një shqetësim serioz.

Category

📺
TV

Recommended