http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne ditën e 7 te lojërave evropiane qe po zhvillohen ne Baku te Azerbajxhanit dhe po transmetohen drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ne platformën Tring, medalje e pare te arte, por qe vendosi dhe rekord te ri botëror e arriti Italia. Qitësja Petra Zublasing u rendit ne vend te pare ne garën 50 metra per femra duke grumbulluar 464.7 pike. Ne vend te dyte, u rendit francezja Lorenc Briz 454.6 pike, ndërsa medaljen e bronzte e rrëmbeu austriakja Olivia Hofman me 443.2 pike. Dita e djeshme ishte nje shpërthim i vërtete i sportisteve ruse, te cilët filluan edhe shkëputjen ne krye te renditjes se përgjithshme. Fale medaljeve ne gjimnastike, mundje dhe not zhytje federate ruse arriti ne kuotën e 41 medaljeve ne vend te pare nga te cilat 22 ari 10 argjendi dhe 9 bronzi. Vendi i dyte vazhdon te mbahet nga organizatoret e Azerbajxhanit me 29 medalje nga te cilat 12 ari 5 argjendi dhe 12 bronzi. Ndërkohe azeret ndiqen nga Hungaria dhe Bjellorusia, Gjermania dhe Turqia, te cilat kane nje numër te madh medaljesh, por te zbritura me poshtë ne klasifikim per shkak te medaljeve te arta jo te mjaftueshme. Ne gjimnastike artistike individuale per meshkuj, triumfoi ukrainasi Oleg Vernaiev. Britanikja Luis Tulson arriti te rrëmbente te artën duke lene pas rusen Chienshena dhe gjermanen Elena Vasen ne not zhytje, ndërsa ne meshkuj ne vend te pare u rendit rusi Nikita Shleikher përpara patriotit te tij Ilia Mochanov dhe britanikut James Heathley. Ne hark ekipor Ukraina mundi Spanjen 5-4, ndërsa medalja e bronzte u fitua nga Hollanda qe nga ana e saj mundi Francen 5-3. Ne mundjen e lire meshkuj pesha 125 kg turku Taha Akgul mundi ne finale bjellorusin Alesksei Shemarov ndersa medalja e bronzte u fitua nga gjeorgjiani Geno Petriashvili.