• 11 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Drejtesise se Kosovës deklaroi se nuk ka dijeni per asnje emër nga radhët e ish-luftëtareve te UCK-se, qe mund te akuzohen per krime lufte nga Gjykata Speciale me nisjen e funksionimit te saj. Ne nje interviste ministri kërkoi qe te mos bëhen spekulime per këtë çështje.?Asnjëherë në jetë mua askush nuk m?i ka përmend ata emra. Qoftë zyrtarë vendor apo ndërkombëtar. Unë jam i bindur se prokurori i përgjegjshëm, dhe këta janë prokuror të përgjegjshëm, nuk janë në gjendje që të japin emrat e aq më pak një ministri të Drejtësisë apo dikujt tjetër, emrat do të jenë vetëm kur të ngritën aktakuzat, më herët mund të jenë supozime por aty edhe prokurori kur do të ngritë aktakuzën duhet ta merr konfirmimin nga Gjykata. Ka një proces, unë do të kisha dashtë të mos spekulojmë me të?.Per ministrin, Gjykata Speciale, zgjedhja e prokurorëve dhe gjyqtarëve, si dhe funksionalizimi i Dhomave të Specializuara dhe Prokurorit të Specializuar, është një proces qe u takon ndërkombëtarëve. Kuçi tha se Kosova duhet të këtë nje sistem drejtësie te pavarur nga EULEX.?EULEX natyrisht që nuk është perfekt, besoj që i kanë rritur pritjet në fillim. Ndoshta ka qenë një gabim i tyre, drejtësia në një vend ndihmohet nga faktori ndërkombëtar, por po ashtu duhet ta them se drejtësia në një vend kryhet, realizohet dhe ka legjitimitetin e vet nga vendorët?.Besimi i qytetareve te Kosovës tek drejtësia ka rene dhe ministri kërkon zgjidhje te shpejta dhe te pavarura te çështjeve.

Category

📺
TV

Recommended