Mësuesja Fiqirete Ruda ne fshatin Vasjan
Mësuesja Fiqirete Ruda, 55 vjec, ne pritje te pensionit duhet te ece 15 ore ne dite per te shkuar ne shkollen kur jep mesim (7.5 ore vajtje e 7.5 ardhje). Ne shkolle jane vetem 2 nxenes. Kjo mesuese per shkak te problemeve shendetesore qe ka, ka marre nje dhome me qera ne fshatin Vasjan. Nje here ne jave kthehet ne Shushice te dy femijet e saj dhe bashkeshorti. Cdo dite pregatit ditarin edhe pse nuk e kontrollon njeri nga drejtoria arsimore. Ka kerkuar te emerohet ne nje shkolle me afer Shushices, por duhet te kete master. Masterin nuk mund ta ndjeke sepse vendin e punes e ka 7 ore larg nga qyteti. Kalon tre male per te mberritur ne fshatin Vasjan (Elbasan). Kete rruge e ben prej 7 vjetesh. Nuk do te humbase pensionin. Shkon nga Shushica ne fshatin Vasjan. Rruga automobilistike nuk ekziston, por ka vetem vecse nje monopat këmbësorësh. Kjo mesuese me një përvojë 33 vjeçare në arsim me të gjitha gradat e kualifikimit dhe me arsim përkatës, ajo niset çdo ditë të hënë në orën 3 mëngjesit por, ka raste dhe më herët kur moti është i keq, duke filluar nga fshati Shushicë - ngjitet Malit të Lerës - kalon anës se fshatit Fushë Buall për afro 45 minuta dhe më pas vazhdon rrugën anës lumit të Gostimës drejt vendit Grykës e Kanalit për afro 3 orë të tjera, më pas ngjitet Malit Sharrës, Gyka e zezë, për të mbëritur në fshatin Vasjan në rrëzë të malit Degamadh.
Foni niset me kete mesuese per te shkuar ne shkollen ku jep mesim. Nisen nga Shushica ne 3 te mengjesit. Kalojne dy male me kembe dhe mberrijne rreze malit Degamadh ku ndodhet fshati, plot 7 ore e gjysem rruge me kembe. Kur mbërijnë ne shkollen e fshatit e cila është rikonstruktuar 2002 dhe shembur në 2012, mësuesja thote se do të vazhdojne dhe gjysme ore rruge qe te shkojme te shkolla e cila ndodhet ne nje shtëpi te fshatit. Aktualisht shkolla ekzistuese ishte e mbushur me bar të korrur per bagëtin. Muret janë bërë me baltë dhe jo me llac.
Shkojme ne klasen ku kjo mesuese jep mesim. Ne nje shtepi banimi rreth gjysem ore larg shkolles. Në klasën ku ajo bën mësim janë vetëm dy nxënës, vëlla e motër, njeri ne klasë të parë dhe një në klasë të katërt. Kur ajo ka kërkuar të afrohet në një shkollë më të afërt nga DAR Elbasan i kanë thënë se duhet të ketë bërë edhe masterin. Ajo nuk mund ta ndjek masterin sepse nuk ndiqet pa u shkëputur nga puna. Ajo ndihet krenare se një nxënës i saj ka shkuar në universitet dhe ndjek shkollën ekonomike dhe të tjerë në shkolla të mesme. Në fshat ajo ka marrë një dhomë me qera dhe jeton per gjithe javën dhe te premten kthehet ne shtëpi ku e presin dy femijet dhe bashkeshorti. Por dhe në këto kushte shteti nuk ka paguar qeran e tre muajve për "këtë shkolle" dhe i zoti i shtepisë i ka lënë si kusht deri në 15 tetor duhet te kryhet pagesa, ne te kundert pas kesaj date nuk do të bëhet mësim.