Ish minatoret, 9 muaj pa marre pensionin
Interviste me ish minatorin Agim Domi. Ish minator per gati 20 vjet, u ankua ne Fiks Fare ne lidhje me pensionin. Tregoi se ka dorezuar dosjen me gjithe dokumentat e kerkuara, jane bere gjithe verifikimiet, ka dorezuar ne Drejtorine Rajonale te Sigurimeve te Tiranes te gjithe letrat qe i kane kerkuar here pas here e megjithate ka 9 muaj qe nuk merr pensionin qe i takon prej 144 mije lekesh te vjetra ne muaj. Ai pohoi se sorollatet prej 9 muajsh nga gjithe institucionet per gjera qe nuk varen nga ai dhe per te cilat nuk mban pergjegjesi. Ka ngecur ceshtja ne vitin 1994, pasi duhet plotesuar me muaj, nderkohe qe Arkiva Durres nuk ka bordero. Ky nuk eshte problemi im. Une pres te marr pensionin. Me duhen leket te blej ilacet se jam i semure, te paguaj dritat dhe te jem ne rregull. Per te marre statusin duhen 12 vjet nen toke, nderkohe qe une kam 19 vjet dhe per te marre pension duhen 35 vjet te siguruara. Une kam 37 vjet. Te gjitha i kam ne rregull, nuk e kuptoj pse me zvarrisin. Une nuk e di se cfare me ben mua ky viti 1994. me detyrohen deri tani rreth 600-700 mije leke te vjetra. Ka dhe te tjere shoke te mite qe kane keto probleme.
Interviste Rudina Petre Pergjegjese e Sektorit Suplementar, DRSSH, Tirane. Ajo tha se jane rreth 70 ish-minatore qe kane nje problem te tille. Kjo pasi minierat ku kane punuar nuk kane paraqitur dokumentat e likujdimit ne vitet 90 per shkak edhe te borxheve qe kishin ndaj shtetit. Per shkak te ketij vakuumi e pesojne sot ish minatoret. Por zonja Petre shpjegoi se Instituti i Sigurimeve, drejtoria qendrore po ben verifikimet e jane ne pritje te nje udhezimi per zgjidhjen sa me pare te ketij ngerci. Ky problem do te zgjidhet brenad tetorit per ish-minatoret e Tiranes, madje edhe per gjithe Shqiperine.
Problemi i minatorit me ne fund u zgjidh ne saje te kembenguljes se FIKS FARE dhe ai e falenderon emisionin.