Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Pema e Princeshës? me shumëllojshmërinë e funksioneve të saj po përhapet kudo. Pema e veçantë e quajtur Paulounia po kultivohet edhe në rrethin e Matit. Vetëm 2 kilometra nga qyteti i Burrelit, mjeku veteriner, Afrim Stafasani e ka kultivuar, por ne vendin tonë ka nisur të mbillet vonë. Por ndonëse në shumë raste ajo shfrytëzohet për lëndën drusore, e cila përdoret për mobile, anije, barka apo ndërtim të banesave prej druri, për shkak të rezistencës së madhe që ka ndaj ujit, tjetër gjë e ka shtyre Afrimin ta kultivojë. Duke qenë se ai është një bletërritës, ka lundruar në internet për të gjetur peme dhe bimë ushqyese dhe ka takuar pikërisht paulounian: Sipas Stafasanit, jo vetëm që është një dru që duron lagështirën, por është ushqim për bletët, si dhe shërben edhe për pasurimin me oksigjen të cilin ajo e prodhon në një masë të madhe: Paulounia mori emrin e tanishëm prej gruas ruse Anna Pavlovna, bija e Car Paul. E njohur edhe me emrin ?Pema e Princeshës? me esenca shumë të forta dhe me rritjen më të shpejtë në botë, kjo peme po përhapet kudo. Dru me ngjyrë të bardhë, i pastër pa vena, nyje dhe pa defekte, me rezistencë të lartë ndaj zjarrit dhe ndaj insekteve, parazitëve dhe mykut.

Category

📺
TV

Recommended