• 11 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli deklaroi se qeveria shqiptare do të vazhdojë të kundërshtojë vetëshpalljen e pavarësisë të Osetisë së jugut dhe Abkazisë. Qëndrimi u bë i ditur gjatë takimit që Kodheli pati me homologen Gjeorgjiane Tinatin Khidasheli, e cila ndodhet në Shqipëri për një vizitë zyrtare. Ministrja e mbrojtjes foli dhe për njohjen e Kosovës nga ana e Gjeorgjisë. Ndërsa ministrja e Mbrojtjes së Gjeorgjisë tha se bashkëpunimi është i rendesishem ne kohen kur është shtuar rreziku nga sulmet terroriste.?Sot ne përballemi me sfida shumë të ndërlikuara të sigurisë. Sulmet në Paris, si dhe ngjarjet e tjera që cenojnë sigurinë globale janë një shembull i tillë dhe jam shumë dakord që kjo kërkon bashkëpunim ndërmjet vendeve tona, sidomos mes vendeve anëtare të NATO-s?.Gjatë takimit u nënshkrua dhe memorandumin i mirëkuptimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy ministrive.

Category

📺
TV

Recommended