• 11 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Transportit do të heqë shenjen e gishtit ne patentat e reja, me argumentin se ajo cenon sigurinë e te dhënave personale. Ndërsa heqja e nje tjetër kriteri, grupit të gjakut sipas Ministrisë, është bere pasi shton sorollatjet e qytetareve, ne çdo rast i aksidentuari e merr ndihmën e pare. Ndryshimet i njoftuan një dite me parë për Vizion Plus, zyrtare te Ministrisë së Transporteve. Por ekspertet i vlerësojnë këto ndryshime si një hap pas. Sipas Artur Sulçes, ekspert rrugor, ndërrimi i shpeshte i kritereve tregon se qeveria nuk ka një strategji te qarte afatgjate per ketë sektor. Jo vetëm kaq, sipas Sulces heqja e kriterit te grupit te gjakut është nje mase qe nuk bën sens. Ndryshimi i kritereve per patentën prek ata individ qe e marrin ate për here te pare, si dhe ata qe duan t?a rinovojnë.

Category

📺
TV