• 11 years ago
Per 3 ore opozita protestoi para godines se parlamentit. Deputetet e partisë demokratike qe folen para tubuesve, akuzuan qeverine per afera korruptive permes koncensioneve qindra miliona euro. Lulzim basha tha se protestat paqesore nuk do te ndalen deri ne largimin e qeverise se korruptuar.

Edhe pse ne rendin e dites parlamenti kishte diskutimin dhe miratimin e disa projektligjeve te rendesishme, deri ne oren 15.00 debatet politike nuk lejuan zhvillimin e axhendes. Rama dhe Berisha debatuan dhe akuzuan njeri tjetrin per ceshtjen e medaljes per ish hetuesin e At Zef Pllumit dhe per listen e veteraneve.

Pa kaluar ne votim ne sallen e parlamentit, si ralle here presidenti Nishani kishte dhene dakortesine qe ndryshimet kushtetuese per dekriminalizimin te hyje ne fuqi menjehere. Mazhoranca dhe opozita miratuan ligjin per pastrimin e politikes dhe administrates nga personat e inkriminuar. Bie amendamenti per testin e droges. Shba pershendet miratimin e ligjit.

Gjykata e arbitrazhit ne vjene i ka dhene fund perpjekjeve te kompanise DIA, per ti marre qeverise shqiptare 135 milion euro per prishjen e kontrates per mbledhjen e borxheve te kompanise CEZ. Gjykata quajti te vlefshem nje marreveshje qe drejtuesja e kompanise DIA, pas arrestimit te kastriot islamilajt, kishte neshkruar me qeverine per ti shuar te gjitha pretendimet.

Ne fjalimin vjetor para parlamentin, presidentja e kosoves ahtifete Jahjaga kritikoi ashper klasen politike per aktet e dhunes duke thene se qytetaret ne vend, qe te gezojne mundesite historike te fituara me mund e sakrifica nga breza te tere, duhet te behet deshmitare te nje dhune dhe arrogance te pashembullt.

Mijera banore te Tetoves protestuan serish sot duke kerkuar nje zgjidhje per ceshtjen e ndotjes nga kombinati I Jugohromit. Ata bllokuan rrugen dhe akuzuan qeverine qe nuk vepron, ndersa tetova eshte shpallur qyteti me ajrin me te ndotur ne bote. Banoret thane se protestat nuk do te ndalen deri ne zgjidhjen e kesaj ceshtje.

Category

📺
TV

Recommended