• 11 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike ka denoncuar për shkelje te ligjit kryeministrin Edi Rama, i cili sipas saj nuk deklaron pikturat e tij ne dogana. Sekretarja per marrëdhëniet me publikun ne PD Grida Duma ka deklaruar se ne shkelje te ligjit, lideri i maxhorances nuk i ka deklaruar ne pikat doganore pikturat e tij, kur i nxjerr jashtë kufijve per ekspozita.?Ndonëse Kodi Doganor kërkon që këto të deklarohen, Edi Rama e ka përjashtuar veten nga deklarimi. Fermeri që nuk tregon kuponin për një kile qepë në burg. Berberi që nuk pret kuponin në burg. Edi shkon e vjen në botë me pikturat e tij kryeministrore pa deklaruara asgjë, pa i hyrë ferrë në këmbë. Ligji nuk ka forcë ndaj tij.?Sipas Dumes keto fakte tregojnë se Rama e ka shpallur veten te paprekshëm dhe protestat duhet te ndryshojnë ketë realitet.?Këto padrejtësi do të marrin fund. Populli është në këmbë, dhe shteti i korruptuar, i padrejtë dhe kriminal i Edi Ramës do të shkulet nga themelet njësoj si bunkeri?.Ne dy protestat e fundit opozita i ka përdorur fort parullat dhe thirrjet kundër Edi Rames, kryesisht per standardet e dyfishta, qe sipas PD po aplikon kjo qeveri me popullin qe futet ne burg dhe me pushtetarët, mbi te cilët nuk vepron ligji.

Category

📺
TV

Recommended