Ankesa e banorit Pal Bezhi, tregon se shtepia iu dogj nje vit me pare. Tani jeton me qera me familjen (vet i gjashte). Do te ndertoje vetem nje dhome ku te fusin kokën. Problemi qendron tek mungesa e rruges. I ka dërguar letra dhe Kryetarit të Bashkisë së Lacit, kryetari të Bashkisë Mamurras, Prefektit Ilir Pjetraj, Kryeminsirit Edi Rama dhe të gjithë nuk mund t'i japin një zgjidhje.
Intervistuam Klodian Shytajn administrator i Njesisë administrative Mamurras dhe na tha se eshte ne dijeni te problematikes. Z.Pal shtepine e ka marr pas vitit 2000 dhe kjo ka qene nje shtepi pa rruge per kalimin e makinave kur eshte blere. Janë ne bisedime me fqinjët e zotit Pal për lirimin e rrugës që dhe ai të ketë mundësi të mbaroj punë. Afat kohor nuk na la por premtoj se është drejt zgjidhjes ky problem.