http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse abuzuesit e fëmijëve, qofshin këta dhe prindërit, ndëshkohen me ligj, ne rruge ndeshesh vazhdimisht me te mitur qe lypin e punojnë. Nuk ka shifra te sakta per fëmijët qe nxirren ne rruge dhe privohen nga shkolla. Madje edhe misioni i institucioneve shtetërore per te ndërgjegjësuar familjet kryesisht rome, duket i pamundur. Ndonëse prindërve u është ofruar pune, paga e tyre është shume me e ulet se te ardhurat qe sigurojnë fëmijët nga shfrytëzimi ne rruge.Ky fakt tronditës është pranuar nga Ministri i Mirëqenies Blendi Klosi. Nga 350 fëmije qe punojnë ne rruge ne Bashkinë e Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe Fierit, me pak se gjysma kane pranuar te shkojnë ne shkolle. Shumica e te miturve detyrohen te lene argëtimet e moshës dhe te punojnë, per te mbajtur familjet.