Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Raporti i fundit i Bankës së Shqipërisë konstaton një lehtësim të kushteteve të bankave në kredidhënie. Një tendencë kjo që pritet të vijojë edhe gjatë tremujorit të parë të këtij viti. Bankat kanë lehtësuar standardet për kredinë dhënë ndërmarjeve të vogla dhe të mesme, dhe për kredinë që qytetarët marrin për blerje banesash. Kjo ka rritur kërkesën për kredi.
Bankat kanë lehtësuar kushtet për të marrë një kredi. Sipas raportit të fundit të aktivitetit kreditues, të publikuar nga Banka e Shqipërisë , gjatë tremujorit të fundit të vitit 2015, standardet e kredisë u lehtësuan kryesisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Kjo tendencë vijoi edhe për konsumatorët, si për kredinë për blerje banese, ashtu edhe për kredinë konsumatore.
Faktorët kryesorë që ndikuan në lehtësimin e standardeve të bankave si për kredinë dhënë bizneseve, ashtu edhe për kredinë dhënë individëve, rezultuan: konkurrenca në sistemin bankar, vendimet e Bankës së Shqipërisë, niveli i likuiditetit të bankave dhe zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/bankat-tregohen-me-doreleshuara-lehtesohen-kushtet-per-kredi/