Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
I gjithe vendi eshte mberthyer nga I ftohti, rreshjet e debores dhe temperaturat e ulta. Dhjetra fshatra dhe ne veri dhe ne jug te vendit jane izoluar, ndersa akset me problematike jane te kalueshem me zinxhire. Ne shume zona mungon edhe energjia elektrike. Nderkaq situata eshte permiresuar ne Korce.

Ndersa pjesa me e madhe e vendit eshte mberthyer nga i ftohti dhe debora, ne jug Vjoses eshte kthyer ne kercenim pasi rrezikon te dale nga shtrati. Pika me kritike mbetet argjinatura ne uren e Mifolit, por e renduar situata paraqitet edhe ne zonen e Selenices dhe. drejtuesit lokale kerkojne nderhyrje, pasi mund te kete permbytje te tjera.

Dimri i acarte ka mberthyer gjithe Europen. Probleme te shumta jane shfaqur ne kontinent me bllokime rrugesh, ndersa shume fluturime jane anulluar. Situate e veshtire eshte krijuar sidomos ne Gjermani dhe Itali, ndersa moti i ashper do te vazhdoje gjate gjithe javes ne vazhdim.

Gazeta britanike ?Daily Mirror? shkruan se kanabisi qe prodhohet ne Shqiperi financon ISIS-in. Ajo shkruan se xhihadisetet po permbysin Britanine me kanabis nga fermat shqiptare te droges. Shkrimi ne fakt nuk ofron fakte konkrete per kete pretendim, ndersa shifrat e autoriteteve brianike tregojne se jo kanabisi, por drogat e forta, jane drogat qe grupet kriminale shqiptare trafikojne ne Angli.

Ajo qe po paralajmerohej prej kohesh ka nisur qe te behet realitet. Austria eshte vendi i pare qe pezulloi perkohesisht Shengenin. Presidenti i vendit tha se masat po nderrmerren per shkak te vales se madhe te refugjateve dhe kercenimeve te mundshme terroriste. Por pas Austrise, edhe Italia mund te vendose nje sistem te rrepte kontrollesh.

Category

📺
TV

Recommended