Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Bashkimi Europian i kerkon te gjitha paleve ne Shqiperi qe te gjejne dakordesine per reformen ne drejtesi dhe ta miratojne ate sa me shpejt. E derguara e Brukselit ne Tirane thote ne nje interviste per Top Channel se kjo reforme eshte vendimtare. Por shton se progresi duhet te jete ne 5 prioritetet me qellim celjen e negociatave te anetaresimit

Policia e Durrësit ka arrestuar tre te dyshuar si vrases me pagese për të cilet dyshon se po përgatisin antentat me armë ndaj një gurp rival në trafikun e lendëve narkotive. Parandalimi i krimit është bërë pasi më parë policia kishte informacione në rruge operative.

Ministri Saimir Tahiri ka folur per here te pare pas disa shkrimeve ne Corriere della Sera dhe Daily Mirror, qe publikuan artikuj per trafik armesh dhe baza te ISIS ne Shqiperi. Per Tahirin keto jane abuzime pa asnje baze te vertete. Ministri i Brendshem i ka nisur edhe nga nje leter dy redaksive te gazetave ?

Duke mbrojtur vendosjen e moratoritumit 10-vjecar per prerjen e pyjeve, ministri i Mjedisit Lefter Koka tha se vetem gjate viteve 2005 - 2013, qeveria ka miratuar 2676 leje per shfrytezimin e tyre, duke cuar ne shkaterrimin e 20% te siperfaqes pyjore te vendit.

Qeveria dhe BERZH nenshkruan marreveshjen per fondin e garancise per bankat qe do te kreditojne bujqesine. Qeveria do të paguajë 36 milionë euro për tre vjet, ndërsa BERZH 100 milionë euro vetëm në fazën e pare. Ne rastin e kredive te pakthyera, nga ky fond bankave do t'u mbulohet 50% e shumes se kredise

Shumë vende te Bashkimit Europian kane vendosur rikthimin e kontrolleve ne kufijte mes tyre per te frenuar valen e refugjateve. Por ministria jone e jashtme deklaron se nga keto vendime nuk preket levizja e lire per shtetasit shqiptare ne hapesiren shengen

Category

📺
TV

Recommended