Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
50% e mësuesve të Tiranës të cilët i janë nënshtruar provimit për identifikimin e nevojave për zhvillim, kanë rezultuar se kanë probleme dhe nevojë të theksuara për kualifikim e trajnim në të gjitha fushat. Nga raporti i dalë pas testimit rezulton se 4 janë fushat në të cilat mësuesit kanë problem. Bëhet fjalë për planifikimin, mësimdhënien, komunikim dhe zhvillimin personal.

Konkretisht: Në fushën e planifikimit, të paktën 52% e mësuesve kanë nevoja të konsiderueshme për trajnim, dhe 41% kanë nevojë për përmirësim; Në fushën e mësimdhënies, të paktën 49% e mësuesve kanë nevoja të konsiderueshme për trajnim, 40% kanë nevojë për përmirësim; Në fushën e komunikimit, të paktën 34% e mësuesve kanë nevoja të konsiderueshme për trajnim, dhe 54% kanë nevojë për përmirësim;Në fushën e zhvillimit profesional, të paktën 40% e mësuesve kanë nevoja të konsiderueshme për trajnim, dhe 53% kanë nevojë për përmirësim.

Megjithëse në total në test ishin 30 pikë, asnjë mësues apo drejtues shkolle nuk ka arritur ti grumbullojë të gjitha pikët e pikët maksimale që janë grumbulluar nga mësuesit janë 28. Mesatarja e pikëve të marra ishte 18.6. mësuesit e rinj janë ata që kanë më shumë problem. Megjithatë sikundër është thënë edhe nga ministria rezultatet nuk do të ndikojnë në vendin e punës së mësuesve. ndërkohë ministria po përpunon të dhënat për rezultatet e mësuesve në rrethe të cilët u testuan ditën e shtunë. Prindërit të cilët deri më tani janë ankuar se fëmijët e tyre nuk mësojnë aq sa duhet, ndoshta do të duhet ta kërkojnë problemin diku tjetër dhe jo tek fëmijët e tyre.

Category

📺
TV

Recommended