Nga Postriba e shkodres ku kujtoi 71 vjetorin e kryengritjes antikomuniste, presidenti Nishani kerkoi hetimin e krimeve te komunizmit, ne interes edhe te sigurise kombetare sic u shpreh ai. Por kreu i shtetit tha se ne draftin e reformes se drejtesise ka nje nen qe pengon hetimin e ketyre krimeve.
Gjykata kushtetuese nuk ka zbardhur ende vendimin e dates 11 Dhjetor lidhur me kerkesen e opozites per heqjen e mandatit te deputetit socialist Koco Kokedhima. Opozita akuzoi se vonesa po vjen si pasoje e presionit qe edi rama po ben ndaj kesaj gjykate per te mbrojtur deputetin e tij me te afert.
Ne mbledhjen e grupit parlamentar, socialistet replikuan per qeverisjen dhe situaten brenda partise. Deputetja arta dade kerkoi shpjegime nga ministrat e vene ne akzue nga opozita, ndersa fatmir toci akzuoi ashper deputetin Koco kokedhima. Nderkohe ben Blushi kerkoi zgjedhje dhe tha se eshte heret qe PS te jepet me koncension .
Ne kushtet kur po humbiste treg nga viti ne vit dhe vlera e saj po binte ndjeshem, qeveria ka vendosur te nxjerre serish ne shitje kompanine e vetme publike te sigurimeve INSIG. Aktualisht vlera e saj llogaritet ne 15.3 milion euro dhe ze vetem 5.7 perqind te tregut.
FMN ka dhene alarmin ne kosove se kriza politike po shnderrohet ne nje pengese serioze per investitoret e huaj dhe se vendi rrezikon ngecjen e forte ekonomike. Perfaqesuesi i fondit ne Prishtine, tha se mosmarreveshjet politike, prej muajsh po shkaterrojne besimin e investitoreve te huaj.
Pas stuhise perbindesh qe goditi bregun lindor, ne SHBA ka nisur puna per pastrimin e shtreses se madhe te debores ne rruge. Transporti publik ka rinisur me veshtiresi, ndersa shume fluturime vazhdojne te jene te pezulluara. Stuhia la pas 29 viktima dhe goditi rende 5 shtete amerikane.