Tentoi të korruptojë gjyqtaren me 5 milion lekë, shpallet në kërkim policor Ervin Braho, biznesmeni me origjinë nga qyteti i Pogradecit. Urdhër arresti për Brahon është firmosur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe drejtuesi i njësisë anti-korrupsion Genti Osmani sqaruan burime për Report Tv nga grupi hetimor dhe këtë të mërkurë i është dërguar për ekzekutim Policisë së Shtetit.
Nga hetimet ka rezultuar se Braho është denoncuar nga gjyqtarja Selvije Gjoncaj e cila ka kallëzuar se biznesmeni i ka lënë në zyrë një zarf me 5 milion lekë paçka kërkesës së saj që ai t?i marrë lekët dhe të largohet.
Menjëherë pas këtij kallëzimi Krimet e Rënda janë vënë në lëvizje, por këto 48 orë nuk është bërë e mundur gjetja e tij dhe i është kërkuar ndihmë policisë për ta arrestuar me akuzën e korrupsionit për funksionarët e drejtësisë.
Braho aktualisht ka proces të hapur në Gjykatën Administrative me Ministrinë e Energjetikës dhe kjo çështje po gjykohet pikërisht nga gjyqtarja Gjoncaj.