Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Pulat e skartimit, importi nga Greqia

Pulat futen ne vendin tone me certifikatë të fallsifikuar
Fiksi i bleu pulat dhe më pas i futi ato në vendin tonë me certifikatë të fallsifikuar. Ai që i fallsifikonte dikur, vazhdon edhe sot. Agjenti i doganës se Janinës më shume frikë ka Fiksin (gjë që e shpreh edhe në kamera) kur edhe këtë here fiksi i paraqitur si pronar kërkon t?i ndihmojë për të importuar në Shqipëri. Sigurinë ai e mori nga pronari që na i shiti pulat pasi të dy komunikuan në telefon.
Tek firma e Zisis ne Janinë bëhet pagesa dhe më pas ngarkohen pulat në kamion. Problem i vogel me çertifikatën e origjinës, falsifikimi i saj, zgjidhet nga Ilia, agjenti doganor. Bihet dakord qe ne dokumentacion te ulet mosha e pulave, nga 17 muajeshe te behen 35 diteshe, aq sa lejohen të futen në Shqipëri. Aty i kerkojme qe te shkruhen se jane 35 -36 diteshe aty na thone se do na shoqeroje agjenti doganor, ne fature shkruajne cmim me te ulet se ai real i pulave, u thone se ne dogane do i prese Ilia qe te mos kene problem. Punonjesja e kompanise Zisis na tregon se nje perfaqesuesi i kompanise se tyre do t?i shpqeroje tek Ilia, punonejsi i agjensise doganore greke.
Ngarkimi i pulave në kamion
Fallsifikimi i çertifikatës së origjinës nga agjenti doganor I agjenssie doganore te Janines, Ilia, i cili flet shqip. Merr 100 euro plus haku punes 20 euro për të fallsifikuar çertifikatën. Edhe këtë herë na premtojnë që në doganën greke nuk do të kishte asnjë problem. I jep dokumenta per shqiperine fatura i jepen parate.
Kalimi në doganën greke
Raportimi i ngarkesës nga Fiksi pranë doganës Shqiptare dhe marrja e dokumentave te fallsifikuara ishte shume e lehte te kaloje doganen me kamionin me pula. Me të mbërritur në doganën Shqiptare ne vume në dijeni doganën shqiptare për ngarkesën e pulave. Pasi ushtruan kontroll dhe u informuan nga ne për ngarkesën dhe mbi dokumentacionin u vu re që firma e cila ne po përdornim nuk lejohej qe të bënte eksport - import. Dogana pranoi të bashkëpunonte, gjithashtu edhe Ministria e Bujqësisë dhe këto pula u asgjesuan vetëm dy ditë me vonë.
Interviste minsitri Panariti, I cili sot ka vendosur të pezullojë importin e shpendëve të gjallë. Kjo masë do të jetë në fuqi për dy javë, kohë që sipas ministrisë është e mjaftueshme për garantimin e gjurmueshmërisë dhe verifikimit të origjinës. Ministri i linjës ka udhëruar edhe inspektimin veterinary të detyrueshëm të shpendëve në kufi pavarësisht dokumentacionin. Ky fakt eshte reklamuar edhe tek autoritetet greke do investigohet per korrupsion ne autoritet doganore, ne po ndertojem dosjen ku do futet edhe materiali i fiks fare keto jane pula te vjetra apo pula skartimi.
Tema vazhdon edhe neser. Neser do te tregojme mënyren që duhet ndjekur që kontrollori i AKU-se të mbylli syte dhe ta lër të kaloj kamionin ne dogane, si dhe pasojat e importit te pulave
te tilla ne Shqiperi. Reagon FAO (Organizata e boterore e ushqimit dhe agricultures) dhe KOmisioni Europian..

Category

📺
TV

Recommended