TIRANË - Një artikull për arkeologjinë shqiptare në revistën prestigjioze ?Antiquity? nr. 67 shërbeu si shtysë për intervistën me arkeologen e njohur Lida Miraj. Kanë kaluar 23 vjet nga botimi i një artikulli në Mars 1993, kur dy specialistë të njohur shqiptarë të arkeologjisë, Lida Miraj dhe Moikom Zeqo, botuan një shkrim plot shpresë për ndryshimet konceptuale në arkeologjinë shqiptare.
Pas rrëzimit të komunizmit priteshin ndryshime të mëdha, që arkeologjia shqiptare të ishte si një pjesë e pandarë e zhvillimeve të trashëgimisë kulturore evropiane. ?Por a u arritën të realizoheshin ndryshimet konceptuale në arkeologjinë shqiptare??, shtron pyetjen Lida Miraj, ndërsa rikujton artikullin në revistën prestigjioze të Kembrixhit. Dhe në intervistën për Shqiptarja.com, Lida Miraj shkon përtej pyetjes së saj.
Ja një shembull, një nga kuadrot e larta të Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, nuk e di qe termi ?rikonstruksion? dhe termi ?restaurim? janë dy gjera të ndryshme dhe shkruan: ?Përfundon restaurimi/ rikonstruksioni i shtëpisë se Shkrimtarit të Madh KADARE nën kujdesin e MK dhe UNESCO, pas një "kalvari" 10-vjeçar!!!?.
Gazeta mëson se këto i ka shkruar Zhuljeta Harasani Sina, drejtore Trashëgimisë Kulturore në MK, pak ditë më parë kur festohej 80-vjetori i shkrimtarit Ismail Kadare në Gjirokastër. ?Unë pyeta studentët e vitit të dytë nëse e dinin këtë ndryshim terminologjie elementare dhe, çdo student e dinte?, thotë Miraj, duke shtuar edhe raste të tjera. Por, vallë sa drejtues që nuk njohin konceptet e trashëgimisë drejtojnë aktualisht në Ministrinë e Kulturës? Sa ndikon kjo në rrjedhën e shkatërrimeve të veprave arkeologjike, që një hark kohor prej 23 vjetësh po na vrasin sytë e ndërgjegjen.
Zonja Miraj, revista prestigjioze ?Antiquity? në nr. 67, 1993 ka një artikull të shkruar nga ju dhe prof. Moikom Zeqo. Si shkoi ky shkrim atje?
-Në fund të vitit 1992 na u kërkuan një mendim nga revista prestigjioze ?Antiquity?, në Cambridge (Kembrixh), dhe në mars të vitit 1993 u botuan disa mendime tonat për arkeologjinë shqiptare. Ishte koha kur kishim shpresa për ndryshime pozitive dhe ndryshime konceptuale në arkeologjinë shqiptare. Aty u shkrua në një mënyrë të sintetizuar se çfarë mendonim të ndryshonte në arkeologjinë shqiptare. Si do të organizoheshin institucionet e trashëgimisë dhe, në fakt, u arritën disa gjëra si bashkimi i muzeve arkeologjikë me Institutin e Arkeologjisë.
Dua të kujtoj se që në vitin 1982 është organizuar një kurs specializimi pasuniversitar për arkeologjinë dhe historinë antike të Shqipërisë, që drejtohej nga profesorët tanë të nderuar, që ishin arkeologë të shkëlqyer, si Frano Prendi, Selim Islami, Skënder Anamali, Aleksandra Mano, Dhimosten Budina, Hena Spahiu, etj. U ngritën bërthamat arkeologjike në të gjitha rrethet. Gjithë grupi i specializuar punoi secili në rrethin e vet duke patur vartësi direkte nga Instituti i Arkeologjisë. Kjo solli një reformë pozitive ku u bashkuan muzetë e arkeologjisë me ...
Comments