Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Shkurti është një muaj kur me mijëra studentë në universitetet shqiptare s'bëjnë tjetër gjë veçse të diskutojnë për sezonin e provimeve. Sipas vitit, degës dhe fakultetit ndryshon dhe gjatësia e sezonit apo datat e provimeve, por një gjë është e sigurt: atyre nuk u shpëton dot. Kjo është arsyeja pse shumë ëebsaj-te dhe gazeta studentore anembanë botës i bëjnë jehonë këto ditë stresit tek të rinjtë. Më së shumti, ankthin e përjetojnë studentët e vitit të parë, të cilët ende nuk janë mësuar me sezonin, profesorët e rinj dhe vlerësimet që jepen në fakultet, ndërsa pas tyre vijnë studentët, që nuk po mbyllin dot diplomën për një apo më shumë provime.

Category

📺
TV
Comments

Recommended